Hapšenje

PROKURORIA MBI AKSIDENTIN E RËNDË: ARRESTOHET SHOFERI, NË AUTOMJET KISHTE 14 MIGRANTË

Bujanoc, 20. shkurt 2024. – Pas një aksidenti të rëndë trafiku të hënën në mbrëmje në rrugën e vjetër Bujanoc-Preshevë, ku humbën jetën tre persona dhe 12 të tjerë u lënduan, Prokuroria e Lartë Publike (PLP) Vranjë njoftoi se shoferi R.R. (1981) nga fshati Corroticë (komuna e Preshevës) është ndaluar në mbajtje deri në 48 orë.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë kur i dyshuari R.R. (1981) nga fshati Corroticë, me qëllim përfitimi, ka kryer pa autorizim transportin e 14 migrantëve ilegal, me origjinë nga vendet afrikano-aziatike dhe për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme ka dalë nga rruga dhe mjeti është përmbysur”. njoftoi PLP.

Ndaj të dyshuarit, është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do t’i dërgohet prokurorit publik kujdestar në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë për veprat penale të rënda kundër sigurisë në komunikacion publik, kalim i paligjshëm i kufirit të shtetit dhe trafikim me njerëz.

Katër të lënduar janë dërguar në qendrën klinike të Nishit, njëri prej tyre fëmijë 15 vjeç me politraumë, një 18 vjeçar me lëndime në gjoks, ndërkaq në trajtim intensiv është shtruar 37 vjeçarja me politraumë, ndërsa është lënduar edhe një person 47 vjeçar, i cili ka pësuar kontuzion në gjoks dhe është në gjendje stabile i është thënë N1 nga QKU Nish, transmeton N1.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *