KAMBERI DHE AMBASADORI I SHQIPËRISË: SHQIPTARËT NË SERBI VIKTIMË E PADREJTËSISË

Bujanoc, 20. shkurt 2024. – Deputeti popullor nga Bujanoci, Shaip Kamberi, në takimin e djeshëm në Bujanoc, me ambasadorin shqiptar Bardhyl Canaj, është pajtuar se është e nevojshme “ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të ekspozuar padrejtësitë me të cilat ballafaqohen shqiptarët e këtushëm”.
Pas takimit, Kamberi theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Planit 7-pikësh, i cili, sipas tij, duhet të jetë fillimi i afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të pozitës së shqiptarëve.
“Ka nevojë edhe për një koordinim ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme dhe diskriminimit të vazhdueshëm”, tha Kamberi.
Një nga temat e bisedës ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do të vazhdojë në luftën e vazhdueshme për të drejtat tona kolektive”, ka përfunduar deputeti nga Bujanoci.
Të hënën, ambasadori i ri shqiptar ka vizituar Bujanocin dhe ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *