AKSIDENT I RËNDË TRAFIKU AFËR BUJANOCIT, KA TË VDEKUR

Bujanoc, 20. shkurt 2024. – Tre persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra janë lënduar, mes tyre edhe fëmijë, në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën e vjetër Bujanoc-Preshevë afër fshatit Bilaç.

Nga burime jozyrtare të emergjencës, Bujanovaçke ka mësuar se bëhet fjalë për migrantë.

Të gjithë kanë qenë në një BMW që ka dalë nga rruga.

Në dhënien e ndihmës kanë marrë pjesë ekipet e emergjencës nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalin e Vranjës, e disa më tutje në Nish.

Në Spitalin e Vranjës thonë se tre nga të lënduarit janë duke u vëzhguar në repartin e pritjes dhe triazhit, ndërsa drejtuesi i veturës është trajtuar në repartin e Kirurgjisë me lëndime të lehta. Dy persona janë transportuar në Nish, pasi janë konstatuar me lëndime të rënda në kokë, stomak dhe gjoks.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *