KOMUNA: JANË MËNJANUAR TË GJITHA MANGËSITË NË SHF “B. RADIÇEVIQ”, LEJA E PËRDORIMIT PAS PËRFUNDIMIT TË TERENIT SPORTIV

Bujanoc, 9. prill 2024. Punimet në terrenin sportiv në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc duhet të përfundojnë deri në fund të muajit prill, ka thënë për portalin tonë kryeshefja e Drejtoratit komunal për Investime dhe Zhvillim. Komisioni për inspektimin dhe pranim teknik të objektit të sapo rinovuar doli për herë të dytë të hënën (8 prill) për të deklaruar se mangësitë e zbuluara në fillim të shkurtit janë eliminuar.
“Personi i autorizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i bëjë inspektimin e punimeve të martën (9 prill), dhe pas pranimit të shënimeve pozitive dhe propozimit për dhënien e lejes për përdorim, të njëjtat do të lëshohen nga Administrata Komunale e Bujanocit, Drejtorati për urbanizëm – ka thënë Fazila Azemoviq – kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, në në një përgjigje me shkrim për Bujanovaçke.
Pyetja edërguar javën e kaluar e që përkonte me atë se kur shkolla do të paiset me lejen e përdorimit dhe nëse rikonstruksioni ka përfunduar plotësisht.
Faza e parë e rikonstruksionit të shkollës përfundoi më 22 maj 2023., i cili ishte i shënuar në Procesverbalin e dorëzimit të punimeve ndërmjet Kontraktorit, mbikëqyrësit,investitorëve dhe financuesve. Faza e dytë e punimeve, e cila përfshinte ndërtimin e fasadës, sallës sportive dhe dekorimin e përdhesë, u kontraktua më 30 maj 2023 dhe përfundoi në 24 janar 2024, me përjashtim të fushave, të cilat nuk mund të kryheshin për shkak të kushteve të motit”, thuhet në përgjigjen Faziles.
Ajo ka thënë se më 25 janar të këtij viti, komuna e Bujanocit ka miratuar Vendimin për besimin e kryerjes së kontrollit teknik dhe pranimin e punëve të kryera, dhe se komisioni për inspektim teknik dhe pranim të punëve të kryera ka marrë përsipër të kontrollojë plotësinë e punëve teknike dhe dokumentacion tjetër për ndërtimin e objektit. Gjithashtu, komisioni mori përsipër të kontrollojë përputhshmërinë e punimeve të kryera me Vendimin për miratimin e kryerjes së punimeve, si dhe me dokumentacionin teknik mbi bazën e të cilit janë kryer punimet dhe me rregullorat dhe standardet teknike që lidhen me llojet e punimeve, pra materialet, pajisjet dhe instalimet.
Inspektimi i parë i komisionit është kryer më 1 shkurt, kur është kërkuar plotësimi i dokumentacionit në formën e procesverbalit nga instalimet e kryera provuese, me vërejtje se:

1. Është e nevojshme të arnohet bazamenti i ndërtesës në fasadë, drejt pjesës së oborrit të pasmë.
2. Është e nevojshme të hiqet folinë mbrojtës nga të gjitha kornizat e dritareve të jashtme dhe dyerve të hyrjes, si dhe nga vertikalet e ulluqeve. Është lënë pas fazës I të rikonstruksionit si mbrojtje ndaj dëmtimeve dhe kontaminimeve gjatë ndërtimit të fasadës në Fazën II. Janë plotësuar kushtet për heqjen e tij.
3. Të bëhet ditalimi me silikon në ngjyrën e parketit në palestrën sportive.
4. Të instalohen lajsnet kalimtare në dysheme,
5. Të instalohet rrjeta mbrojtëse në palestrën sportive
6. Të sillet një kamion me dhe për të rrafshuar zonën e gjelbëruar aty ku është e nevojshme.
7. Të bëhen matje provuese të pompave për nevojat e hydrantëve.
Gjatë inspektimit, siç ka thënë Azemoviq, verbalisht janë paraqitur vërejtje, ndërsa personi i autorizuar i MPB-së ka dorëzuar një vendim me shkrim me të cilin urdhërohet eliminimi i mangësive në fushën e sigurisë nga zjarri.
“Menjëherë pas marrjes së vendimeve dhe sugjerimeve të të gjithë anëtarëve të Komisionit, Kontraktori ka filluar dhe ka eliminuar shumicën e mangësive”, shtoi kryeshefja.
Ajo tregon se më 25 mars 2024, përfaqësues të Ministrisë së Menaxhimit të Investimeve Publike kanë vizituar objektin dhe kanë konstatuar se terenet duhet të përfundojnë deri në fund të prillit 2024. Mbi objektin kryhet pranimi teknik, në plan është lëshimi i lejes së përdorimit të objektit dhe pasi të përfundojë ndërtimi i terrenit do të pranohet së bashku me rregullimin parternal.
“Më 8 prill 2024 Komisioni për Inspektim Teknik dhe Pranim të objektit doli për herë të dytë për të konstatuar se janë mënjanuar të gjitha vërejtjet. Një person i autorizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke bërë inspektim sot (9 prill)”, thuhet në përgjigje dhe shtohet se “me pranimin e procesverbaleve pozitive dhe propozimeve për dhënien e Lejes së Përdorimit, e njëjta do të lëshohet nga Administrata komunale në Bujanoc – Drejtorati për urbanizëm”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *