Bujanoc, 25. prill 2024. Në kuadër të projektit “Të mësojmë së bashku”, të enjten në Shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc është mbajtur një aktivitet promovues kushtuar arsimit gjithëpërfshirës, me qëllim që të theksohet rëndësia e gjithëpërfshirjes dhe të dërgohet mesazh për pranimin e dallimeve, ngase ato na bashkojnë.
Për ata që nuk e dinë, inkjluzioni është integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunitet dhe në jetën sociale. Disa dhjetëra fëmijë të tillë shkojnë në shkollat e Bujanocit.
Projekti zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ku pjesëmarrës janë SHM “Sezai Suroi” dhe SHF “Branko Radiçeviq” nga Bujanoci, shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” nga Bilaçi dhe pushteti lokal i Bujanocit.
Pas performancës së korit të fëmijëve të SHF “Naim Frashëri”, të pranishmëve iu drejtua drejtori i SHM “Sezai Suroi” Admir Nazifi, drejtoresha e SHF “Branko Radiçeviq” Gordana Zllatkoviq dhe shefi i zyrës së kryetarit të komunës, Sali Salihi.
“Shkolla jonë është dhe do të jetë një vend ku të gjithë fëmijët janë të mirëpritur, pavarësisht origjinës, statusit social apo gjendjes shëndetësore. Është nevoja e shoqërisë që gjithëpërfshirja të jetë një nga prioritetet, në të cilën është e rëndësishme që nxënësve me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe me invaliditet t’u jepet mundësi e barabartë për arsimim dhe mundësi për të shprehur një pjesë të talentit të tyre – tha drejtoresha Zlatkoviq.
Ajo theksoi se shkolla do të vazhdojë të ofrojë mësimdhënie cilësore, një mjedis stimulues për të mësuar në të cilin ushqehet vetëbesimi dhe pikat e forta të çdo fëmije.
– Mesazhi i këtij tubimi le të jetë “Të pranojmë dallimet, sepse ato na bashkojnë” – tha Zllatkoviq.
Pas fjalimit të zyrtarëve, nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” realizuan një performancë ku paraqiten situatat në të cilat ndodhen shpesh shokët dhe shoqet e tyre, duke treguar se dhuna nuk është kurrë zgjidhje, por miqësia dhe respekti për diversitetin.
Më pas ka vijuar aktiviteti i përbashkët i lyerjes së shkronjave në fjalinë “Të mësojmë së bashku”, pasuar me performancën e korit të shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.
– Duke i ngjyrosur shkronjat së bashku fokusohemi që fëmijët të mësojnë nga të rriturit, të rriturit të mësojnë nga fëmijët, fëmijët të mësojnë me fëmijët dhe që të gjithë të mësojmë së bashku me synimin e një shoqërie të barabartë, cilësore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike – tha për Bujanovaçke këshilltarja për arsimin në Administratën Komunale, Gabrijela Tomiq.
Ajo theksoi se projekti nis nga përcaktimi strategjik i Republikës së Serbisë se arsimi gjithëpërfshirës është e drejta themelore e çdo fëmije dhe pikënisje për zhvillimin e një shoqërie të drejtë, të hapur dhe demokratike.
– Donatorët kanë ndarë pak më shumë se 1.5 milionë dinarë për projektin, ndërsa pjesëmarrja e komunës është 172.000 dinarë, pra buxheti i përgjithshëm i projektit është rreth 1.7 milionë dinarë. Projekti ynë quhet “Së bashku mund të bëjmë më shumë” dhe punëtoritë janë duke u zbatuar në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” dhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc – thotë Tomiq.
Projekti “Le të mësojmë së bashku” ka nisur që nga viti 2021, kur Ministria e Arsimit, Bashkimi Evropian dhe UNICEF bashkuan forcat për të përmirësuar disponueshmërinë dhe cilësinë e arsimit parauniversitar për çdo fëmijë, veçanërisht për fëmijët me status të pafavorshëm socio-ekonomik.
ARSIMI INKLUZIV NË BUJANOC: QË TË RRITURIT TË MËSOJNË PREJ FËMIJËVE
Bujanovačke25. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPAGAT: BUJANOCASIT VETËM MUND TË QAJNË KUR SHOHIN SE SA JANË PAGAT NË KOMUNAT BEOGRADASE
Next PostBRUKSEL: BEOGRADI KËRKON HAPJEN NË KOSOVË TË EKSPOZITURËS SË BANKËS POŠTANSKA ŠTEDIONICA