EMERGJENCA: EDHE FËMIJËT VIKTIMA TË QENËVE ENDACAK (VIDEO)

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 25. prill 2024. – Çdo muaj në Emergjencën e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc paraqiten dhjetëra qytetarë për shkak të kafshimit të qenve, gjysma e të cilëve janë fëmijë. Mirëpo, siç shton ai, pacientët paraqiten edhe në shërbime të tjera, kështu që është e arsyeshme të besohet se numri i sulmeve është realisht më i madh, thotë për Bujanovaçke shefi i Emergjencave, dr. Dejan Stojanoviq.
“Numri i pacientëve që paraqiten për kafshime nga qentë e braktisur nuk është rritur. Mesatarisht janë dhjetë raste në muaj, nga të cilët tre ose katër janë fëmijë. Ata vijnë tek ne, por edhe në Ordinancën e Përgjithshme dhe në Repartin e Fëmijëve – thotë Dr. Stojanoviq.
Ditëve të fundit Bujanovaçkes iu janë drejtuar disa qytetarë nga rruga Jaqim Gjoshiq dhe ajo e Vërbanit, të cilat janë kryesisht të banuara me rom. Një lexuese kërkonte me shumë nevojë nga autoritetet që t’i ndihmojnë disi. Siç deklaroi ajo përmes aplikacionit tonë në Njofto Bujanovaçke, qentë kanë kafshuar tetë nga fqinjët e saj gjatë muajit të kaluar. “Kjo është e tmerrshme, ne nuk guxojmë t’i lëmë fëmijët jashtë të luajnë.” Askush nuk po përgjigjet nga autoritetet, kërkojmë që të na ndihmojnë”.
Deri më tani, thotë ajo, këto kanë qenë lëndime të lehta fizike, pa pasoja të rënda.
– Kjho sanohet shpejt, pacientët që nuk janë vaksinuar vaksinohen kundër tetanouzit, ne përfshijmë terapinë me antibiotikë dhe i dërgojmë në shërbimin epidemiologjik në Vranjë për të monitoruar gjendjen e tyre epidemiologjike. Mesatarisht, plagët shërohen për jo më shumë se dy javë – shpjegon doktor Stojanoviq.
Dr. Stojanoviq është në komisionin që vendos për kompensimin e dëmit kur bëhet fjalë për kafshimin e qenit, andaj thekson se përveç rasteve të tilla, së paku dy persona në muaj paraqiten me kërkesë për kompensim për shkak të sulmeve e qenve mbi kafshët shtëpiake, më së shpeshti sulmet mbi shpezët.
Bujanovaçke shkroi pafundësisht për problemin me qentë e braktisur dhe sulmet e tyre ndaj qytetarëve. Vetëm vitin e kaluar Komuna ka pranuar 100 kërkesa për kompensim për kafshimet e qenve, për të cilat nga buxheti komunal janë ndarë 2.2 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *