GJITHNJË E MË SHUMË TË RINJË NGA BUJANOCI PO PUNOJNË NË BREGDETIN KROAT, KËTË RRUGË PRITET TA MERRË EDHE ALEKSA

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 14. maj 2024. Mysafirët e rregullt të kafenesë Perla në Bujanoc së shpejti do të duhet të mësohen me stafin e ri, veçanërisht nëse dihet se një lokal të tilë e bëjnë atraktiv edhe ata që ju shërbejnë. Tashmë Pavle ndodhet në Umag dhe për pak ditë në bregdetin kroat niset edhe Aleksa Filipoviq nga Rakoci afër Bujanocit. Ai është një nga dhjetëra të rinjtë nga komuna jonë që këtë verë do ta kalojë si punëtorë sezonalë në Kroaci. Një rrogë prej 1400 euro, strehim dhe ushqim do të jenë të mjaftueshme që ky 18-vjeçar t’i bëjë gati valixhet dhe të blejë një biletë për në Primošten (Primoshten), një resort midis Splitit dhe Shibenikut, ku do të kalojë pjesën tjetër të shtatorit duke punuar si kamerier në një klub plazhi.
“Mësova për vendin e punës përmes rrjeteve sociale, aplikova, dërgova CV-në time dhe ata m’u përgjigjen po atë ditë. Jam i kënaqur me kushtet që ofrojnë, zgjodha të punoj shtatë ditë në javë, kështu që tashmë e kam marrë kontratën dhe do të punoj deri në mes të shtatorit – thotë Aleksa për portalin tonë.
Ka më shumë se dy vjet që punon si kamarier. Krahas vijimit të mësimeve në shkollën e mesme – drejtimi i komunikacionit, në moshën 16-vjeçare ai filloi të lante gotat për herë të parë në një kafene lokale, por talenti i tij u dallua shpejt, kështu që sfungjerin dhe pëlhurën e zëvendësoi me ajncer.
Ideja për të kaluar verën në bregdet, siç thotë ai, i ka lindur nga përvoja e motrës së tij të madhe Sofia dhe miqve nga Bujanoci, të cilët vitin e kaluar shkuan në Kroaci për të punuar si punëtorë sezonalë.
Motra ime ishte sezonin e kaluar dhe u nda shumë e kënaqur, kështu që edhe ajo do të udhëtojë për dy ditë, por ne nuk do të jemi në të njëjtin qytet. Prindërit tanë, edhe do të mbeten vet, na mbështesin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne – thotë Aleksa.
E vetmja gjë që e shqetëson është udhëtimi i gjatë, pasi nuk i pëlqen të udhëtojë, ndërsa i pyetur nëse do t’i mungojë dikush nga Perla, pra kafeneja ku ka kaluar më shumë se një vit, ai thotë:
– Më së shumti do të më mungojë kolegu Strahinja dhe pranë tij pronarët e kafenesë Dragani dhe Zorani.
Ai mund të jetojë me paratë që fiton këtu, por nuk mund të kursejë, ndaj kjo ishte një nga arsyet që ai bëri gati valixhet.
– Unë nuk jam duhanpirës, nuk drejtoj makinë, kështu që mëditja e këtushme më mjafton vetëm për veten time, por nuk mund të kursej para. Llogarit se në Kroaci do të kursej rreth 2500 euro nga rroga dhe bakshishet, por edhe që të dal dhe të shoqërohem-shpjegon Aleksa dhe shton se do të dëshironte t’i blinte vetes një makinë kur të kthehet.
E vetmja gjë për të cilën mund të ketë gabuar, siç thotë ai, është se nuk ka zgjedhur një vend ku do të shkojë edhe dikush tjetër nga Bujanoci, por do të jetë vetëm.
– Ndoshta për këtë paksa kam gabuar, por nuk shqetësohem shumë. Kolektivi është i ri dhe mendoj se do të përshtatem lehtësisht. Vitin tjetër mund të zgjedh një qytet më të madh, tani është e rëndësishme për mua të fitoj përvojë. Kam dëgjuar nga Pavle, një koleg nga Perla, i cili para disa ditësh shkoi në Umag dhe tha se gjithçka është shumë mirë dhe se është shumë i kënaqur – thotë Aleksa për Bujanovaçke.
Ai nuk e di nëse kur të kthehet të punojë sërish në Perla, sepse nuk dëshiron të thotë asgjë paraprakisht.
– Të shohim, nuk mund të them asgjë tani. E dua këtë punë, jam mësuar me këta njerëz këtu, do të më mungojnë – thotë Aleksa në fund të bisedës sonë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë një udhëtim të mbarë dhe të kaloj bukur, ndërkaq nëse kafen e bën të mirë se gjysmën e këtuhit, nuk kemi dyshim se do të bëjë para të mira. Dhe nuk kemi dyshim se ai do të bëhet i një kamarier i kërkuar!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *