Bujanoc, Berlin, 5. maj 2022. (Foto: xirim i ekranit, burimi: REUTERS/Hannibal Hanschke
) – Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie kyçe për paqen në rajon dhe integrimin evropian, tha kancelari gjerman Olaf Scholz pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Dialogu ka një rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe për integrimin evropian të të dy vendeve”, tha kancelarja gjermane, përcjell N1.
Scholz vuri në dukje se “të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen brenda dialogut dhe se të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të përmbushen”.
Sipas N1, kancelari gjerman tha se Gjermania e mbështet procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe se ai personalisht do të avokojë për këtë. Ai tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është biseduar për bashkëpunimin bilateral, reagimin ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por se tema kryesore ka qenë se sa i rëndësishëm është progresi në dialogun me Prishtinën.
Scholz deklaroi se pas disa javësh do të vizitojë Serbinë dhe rajonin.