MITROVIQ: RRESPEKTOJ PËR REZULTATET E DR. STOJANOVIQIT NË QYTET, MIRËPO ZGJEDHJET JANË ZHVILLUAR NË GJITHË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. qershor 2024. Pas fitores së Grupit të qytetarëve të Dr. Dejan Stojanoviq – Meçe dhe zgjedhjeve të përsëritura të djeshme në vendvotimin numër 46 në Bujanoc, kreu i progresistëve të Bujanocit Nenad Mitroviq për portalin tonë tha se i respekton rezultatet e këtij grupi të qytetarëve në qytet, por ka theksuar se zgjedhjet janë mbajtur në të gjithë komunën dhe në shumicën dërrmuese të vendvotimeve ku votojnë serbët ka fituar partia “Aleksandar Vuçiq – Bujanoci nesër”.
Sipas tij, kjo listë e SNS-së me partnerët e koalicionit ka fituar në 24 nga 33 vendvotime.
Foto: SNS
– Në disa vende kemi fituar më shumë se bindshëm, për shembull në fshatin Klenikë ku kemi marrë 170 vota, ndërsa grupi i qytetarëve të Dr. Stojanoviqit ka marrë vetëm 29, ose në Kërshevicë ku kemi marrë 149 vota, në krahasim me 20 votat e tyre. Në Sebrat dhe Jabllanicë ky grup qytetarësh kanë marrë vetëm nga një votë, ndërsa ne kemi 62 përkatësisht 65 vota – thotë Mitroviq.
Koalicioni rreth SNS ka gjithashtu mbështetje dukshëm më të madhe nga banorët e Llopardincës, Rakocit, Levosojës, Lilancës dhe Osllarës.
Nëse analoizohen rezultatet e zgjedhjeve lokale sipas fshatrave, grupi i qytetarëve të Dr. Stojanoviqit fitoi vetëm në Sërpska kuqë, me vetëm një votë (74:73) dhe me një diferencë pak më të madhe në Bozhinjevc (87:82).
Foto: SNS
Në qytet, megjithatë, ata kanë më shumë vota se progresistët në shtatë nga tetë qendrat e votimit.
-Por vetëm në një vend diferenca është më e madhe se 100 vota, në qendrën e votimit 47 ku votimi përsëritet. Në të gjitha vendet e tjera ka pak dallim – thotë ai.
Ai ka falënderuar të gjithë votuesit që kanë votuar për listën “Aleksandar Vuçiq – Bujanoci nesër”, duke theksuar se është një mbështetje e madhe.
Sipas rezultateve preliminare të komisionit zgjedhor, me 57 nga 59 vendvotime, gjegjësisht pa vendvotimet 33 – Zhbevcë dhe 47 Bujanoc, ku përsëritet votimi, koalicioni rreth SNS ka 2872 vota (15,9 për qind), që mjafton për 7 vende këshilltarësh, ndërsa GQ Dr. Stojanoviq 1757 (9,7 përqind) dhe 4 mandate këshilltarësh.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *