PROBLEME NË SNS: ALLEKSIQ KËRKON SHKARKIME NË VETERINË DHE SHTËPI TË DHËNDETIT, MITROVIQ THOTË SE KOMENTET NË PARTI JANË E DREJTË E SECILIT INDIVID

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. mars 2023. Nënkryetari i këshillit lokal të SNS-së në Bujanoc, Millovan Aleksiq, është i pakënaqur me punën e drejtorit të Stacionit të veterinës Bujanoc, Miodrag Millkoviq dhe drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit të Bujanocit, dr. Daliborka Pavlloviq, dhe se në seancën e Këshillit lokal propozoi shkarkimin e tyre, mësoi Bujanovaçke nga përparimtarët lokal. Alleksiqi nuk ka dashur t’i komentojë këto pretendime, ndërsa shefi i SNS-së në Bujanoc, Nenad Mitroviq thotë se nuk ka pasur kërkesë zyrtare, por edhe se çdo anëtar i Këshillit lokal mund të shprehë mendimin e tij në seancë.
Siç thuhet, Alleksiqi fajëson drejtorët se nuk janë përkushtuar sa duhet për interesat e partisë, falë të cilave ata janë në pozitat e tyre aktuale – Milkoviq për shumë vite, Dr. Pavloviq që nga viti 2020, duke i dhënë përparësi interesit të tyre personal.
– Ky as që ishte propozim në seancën e këshillit, për të cilin anëtarët do të deklaroheshin. Prandaj nuk ka pasur një kërkesë të tillë për të diskutuar, e që do të duhej deklaruar me votim – thotë Mitroviq për Bujanovaçke.
Sipas tij, çdo individ mund të komentojë diçka dhe ai nuk mund të ndikojë në të.
Mitroviq ka vlerësuar se publikimi i këtij lajmi ka për qëllim destabilizimin e koalicionit të mbledhur rreth SNS-së në Bujanoc, por se nuk do të ketë sukses, sepse marrëdhëniet brenda koalicionit janë të mira dhe stabile.
“Këtë e patë gjatë vizitës së presidentit Vuçiq në Bujanoc, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e koalicionit tonë”, thekson ai.
Si kryetar i Partisë së Bashkuar Fshatare, Millkoviq është një nga partnerët e koalicionit, ndërsa Dr. Pavlloviq është gruaja e Boban Pavloviqit, një tjetër anëtar i koalicionit progresiv. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2020, ai u largua nga aleanca me Stojança Arsiqin, me të cilin ishte në pushtetin lokal që nga viti 2012, iu bashkua progresistëve dhe ishte i treti në listën zgjedhore. Jo shumë kohë pas zgjedhjeve, në shtator 2020, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit u bë Daliborka Pavloviq.
Millkoviq nuk ka dashur të komentojë të gjeturat e Bujanovaçkes, ndërsa Dr. Pavlloviq nuk ka qenë e disponueshme.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *