PUNONJËSIT E ELEKTRODISTRIBUIMIT U ARRESTUAN PËR ME DYSHIME NË KEQPËRDORIM

Bujanoc, 13. qershor 2023. Për shkak të dyshimit se gjatë kontrollit të njehsorëve në kompaninë në Preshevë dhe punëtorinë e një ndërmarrësi në Bujanoc, në procesverbal nuk kanë evidentuar dëmtime dhe mangësi të shumta, dhe se nuk i kanë shkëputur konsumatorët nga rrjeti për shkak të konsumit të paautorizuar, janë arrestuar katër punonjës të Elektrodistribuimit Vranjë.
Sipas policisë dyshohet se P.T, S.B, A.C dhe M.S. kanë dëmtuar EPS-në për 36.8 milionë dinarë.
“Në procesverbal nuk janë konstatuar dëmtime dhe mangësi të shumta si dëmtimi i vulës së shpërndarjes, modifikimet e matësit, pamundësia e njehsorit për të matur dhe regjistruar me saktësi energjinë elektrike të konsumuar në fazën e tretë, vula shtetërore e dëmtuar, se është e nevojshme për shkëputjen e konsumatorit nga rrjeti për shkak të konsumit të paautorizuar dhe të tjera”- thanë nga policia
Të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurori.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *