OSMANI MESAZH SHQIPTARËVE NË BUJANOC DHE PRESHEVË: KOSOVA ËSHTË ME JU

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. qershor 2023. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një pjesë të fjalimit të sotëm në Parlamentin Evropian në Strasburg ua ka kushtuar shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë, duke u thënë se nuk janë vetëm dhe se Kosova do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre.
Siç tha ajo, Kosova qëndron në krah të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, siç e quan ajo zonën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, në kohën kur ata po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.
“Unë ju them, ne do të qëndrojmë me ju.Nuk jeni vetëm, përderisa përballeni me shkeljen e të drejtave të njeriut, të cilën ky institucion e ka njohur në rezolutën e fundit”, tha Osmani.
Fjalimi i saj para eurodeputetëve përkoi me vizitën e politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva në Parlamentin Evropian, për të cilën portali ynë tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *