RAMADANI: BUJANOCIN E VIZITOI AMBASADORI I KOSOVËS NË BEOGRAD, BISEDUAM PËR POZITËNE SHQIPTARËVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. korrik 2023. Shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka qenë sot në Bujanoc, të cilin për situatën aktuale politike e ka njoftuar kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani. Për Ramadanin, Jashari është “ambasador i Republikës së Kosovës në Beograd”.
Siç ka thënë kryetari i Kuvendit në njoftim, me Jasharin ka biseduar për angazhimin e përbashkët në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi.
– Sot mirëprita ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari, me të cilin bisedova për situatën politike në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, si dhe për diskriminimin të cilit i janë ekspozuar – tha Ramadani.

Sipas tij, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë mbeten adresa e fundit e shqiptarëve në Luginë dhe është i nevojshëm koordinimi për përmirësimin e të drejtave individuale dhe kolektive.
Zyrat ndërlidhëse në Beograd dhe Prishtinë janë hapur në vitin 2013 sipas marrëveshjes nga Brukseli me të cilën të dyja palët kanë shkëmbyer oficerët ndërlidhës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *