PAS TRE MUAJSH RIKTHEHET FURNIZIMI ME UJ TË PIJSHËM NË LILANCË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 7. shtator 2023. Pas tre muaj agonie, rifillon furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Lilancë të Bujanocit. Pompa e ujit është vënë në punë që nga mbrëmja e së mërkurës ndërsa të premten pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjithë fshatin.
– Pompa është ndezur mbrëmë dhe ka ardhur uji, mirëpo ende nuk ka ujë në çdo shtëpi të fshatit, mirëpo presim që kjo të ndodhë gjatë natës, e më së voni deri nesër, pas normalizimit të presionit kur edhe furnizimi me ujë dot ë normalizohet në gjithë fshatin – thotë për Bujanovaçke, kryetari i bashkësisë lokale të Lilancës, Sllavoljub Ristiq.
Kujtojmë që Lilanca ishte pa ujë për tre muaj. Banorët lokal e kaluan pothuajse tërë verën pa pikë uji, duke u lënë në mëshirën e shkathtësive të secilit, për të cilën Bujanovačke kishte shkruar më parë.
Është folur edhe për një protestë para ndërtesës së Komunës dhe NP Komunalia, por kjo është braktisur pasi sipas Ristiqit nuk ka kuptim të protestohet kur nuk ka ujë as në burim.
– Furnizimi me ujë në fshatin tonë do të stabilizohet kur të zvogëlohet konsumi në vendbanimet përreth, konkretisht në Tërnoc dhe Bujanoc, dhe kjo do të ndodhë kur të përfundojë sezoni, kur njerëzit të ndalojnë së spërkatur kopshtet dhe të lajnë rrugët dhe oborret – tha më herët portalin tonë, kryetari Ristiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *