Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Me rishikimin e të propozuar nga Këshilli komunal, buxheti i Komunës së Bujanocit zvogëlohet për 290 milionë dinarë, propozimi ky i cili së shpejti do t’u paraqitet këshilltarëve të Kuvendit të Bujanocit. Propozimi është miratuar sot nga Këshilli Bashkiak.
Arsyeja kryesore për rishikimin dhe zvogëlimin e buxhetit nga 1,66 miliardë në 1,37 miliardë është refuzimi i projektit për rinovimin e shkollës në fshatin Bilaç me vlerë 251 milionë dinarë, si dhe projekti i ndërtimit të Shtëpisë së kulturës në Konçul, me vlerë 60 milionë dinarë.
Sipas kryeshefit të departamentit komunal të financave, Boban Pavlloviq, ato projekte me shumë mundësi do të realizohen vitin e ardhshëm, përndryshe fjala është për donacione.
Ndër arsyet e rishikimit janë përfshirja e fondeve të caktuara në buxhet, si p.sh. 8.2 milionë nga Ministria për zhvillim të balansuar rajonal për asfaltimin e rrugëve në lagjet rome.
Komuna merr edhe 2.9 milionë për rregullimin e parkut të qytetit.
Kuvendi pritet ta shqyrtojë propozimin për rishikimin e buxhetit javën e ardhshme.
KËSHILLI KOMUNAL MIRATON RISHIKIMIN, BUXHETI FILLESTAR ZVOGËLOHET PËR 290 MILIONË
Bujanovačke13. Sep 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostEDHE PAS AFATIT TË DYTË PËR REGJISTRIM, EDHE 26 VENDE TË LIRA NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC
Next PostMEGJITHATË, KOMUNA E BUJANOCIT NDËRTON BANESA PËR ROMËS
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.