Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. dhjetor 2023. – Lista e Partisë Progresive Serbe (SNS) ka marrë më së shumti vota në Vranjë dhe tri komuna të rrethit të Pçinjës (Vladiçin Han, Tërgovishte dhe Bosilegrad) në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Në Surdulicë fitoi Partia Socialiste e Serbisë (SPS), ndërsa në komunën e Bujanocit dhe Preshevës fitore bindëse fitoi lista e partive shqiptare të udhëhequr nga Shaip Kamberi.
Në nivel të gjithë qarkut të Pqinnjës, lista e Vuçiqit ka marrë më shumë vota (39.090), pasuar nga Shaip Kamberi me 11.712 vota, SPS (10.673) dhe Serbia kundër dhunës (8.311) në vendin e katërt.
Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” ka marrë më së shumti vota – 86.12% (2625 vota) në komunën e Trgovishtes, e ndjekur nga 76.16% (3.297 vota) në Bosilegrad, 62.97% (6.954 vota) në Vlladiçin han, ndërsa në Vranjë ai numër është 65,76% (16161 vota).
Pas tyre renditet lista “Serbia kundër dhunës” me 16.68% (5009 vota) të fituara në Vranjë, 11.55% (1.276 vota) në Vladiçin Han, 9.56% (414 vota) në Bosilegrad dhe 6.3% (192 vota) në Trgovishtë.
Në vendin e tretë është Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me 11,37% (3,416 vota) në Vranjë, 10,36% (1,144 vota) në Vladiçin Han, 5,22% (226 vota) në Bosilegrad dhe 2,59% (79 vota) në Trgovi.
Në komunën e Surdulicës, një fitore bindëse prej 46.21% (5100 vota) fitoi Partia Socialiste e Serbisë, pas saj ishte SNS me 38.6% (4.260 vota), ndërsa në vendin e tretë ishte Serbia kundër dhunës me 7.46% ( 823 vota).
Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, lista e partive shqiptare e udhëhequr nga Shaip Kamberi ka marrë numrin më të madh të votave, 65,76% (4785 vota) në Preshevë dhe 45,41% (6910 vota) në Bujanoc.
Në Bujanoc, SNS është në vendin e dytë me 32,49% (4945 vota), ndërsa Serbia kundër dhunës është në vendin e tretë me 3,92% (597 vota). Në Preshevë 12,92% (940 vota) fitoi lista Alternativa për Ndryshim, ndërsa në vendin e tretë SNS me 11,65% (848 vota).
REZULTATET NË QARKUN E PÇINJËS: KAMBERI I DYTI PAS LISTËS SË VUÇIQIT
Bujanovačke19. Dec 2023.FILLIMI0
TAGsns
Previous PostSASHA ARSIQ: VENDI I DYTË NË BUJANOC NGA RADHËT E PARTIVE SERBE ËSHTË NJË PRELUD I MIRË PËR ZGJEDHJE LOKALE
Next PostKAMBERI DHE SNS FITUESIT E ZGJEDHJEVE NE BUJANOVC
Related articles
MITROVIQ: DO TË BISEDOJMË ME TË GJITHË, BUJANOCIT I DUHET QEVERISJE MULTIETNIKE
Bujanovačke24. Jun 2024.