KAMBERI DHE SNS FITUESIT E ZGJEDHJEVE NE BUJANOVC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. dhjetor 2023. – Lista e partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva, e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ka marrë më së shumti vota në komunën e Bujanocit në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Për koalicionin e Kamberit votuan 6910 qytetarë (45.4 për qind). Në vend të dytë është lista e Partisë Progresive Serbe (SNS) me 4945 vota (32,4 për qind). Këto janë rezultatet preliminare zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ).
Të dyja listat fituan më shumë vota se në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, por një rritje më të theksuar ka pasur Kamberi, i cili në këto zgjedhje ka marrë 900 vota më shumë, pa Partinë Demokratike të Nagip Arifit në koalicion. Me 4785 vota nga komuna e Preshevës, Kamberit i mjafton për të fituar edhe një mandat deputeti, të cilin Bujanovaçke e shpalli të dielën në mbrëmje.
Edhe progresistët kanë një rezultat më të mirë se vitin e kaluar, me rreth 500 vota. SNS është fitues absolut në komunitetet serbe, siç tha dje Nenad Mitroviq, kreu i partisë në Bujanoc.
Në vendin e tretë për nga numri i votave është koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, i cili mori gati 600 vota (3,9 për qind). Ky grupim partish gati dyfishoi numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur morën mbështetjen e 345 Bujanocasve.
SPS dhe Ivica Daçiq morën vetëm 463 vota (3 përqind) – dy herë më pak se vitin e kaluar.
Surpriza më e madhe e zgjedhjeve republikane dhe të Beogradit ishte lista e Dr. Branimir Nestoroviq, e cila në Bujanoc mori 383 vota (2,5 për qind).
Usame Zukorliq dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Pajtim (PSP), e cila mbështetet nga një pjesë e romëve të Bujanocit që për lider kanë Adem Salihin, ka marrë tre herë më pak vota se në zgjedhjet e fundit. Për listën e PSP-së kanë votuar vetëm 347 qytetarë të Bujanocit.
Koalicioni i dytë shqiptar Alternativa për Ndryshim – Lëvizja për Reforma mori vetëm 367 vota, koalicioni Zavetnici-Dveri 219 dhe NADA (Novi DSS-POKS) 212 vota.
Listat e tjera janë në nivel gabimi statistikor me numër dyshifror votash.
Sipas të dhënave zyrtare, në votime kanë dalë 15.226 qytetarë (35.6) për qind.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *