170 MILIONË DINARË PËR PARKUN QË NISSI TË NDËRTOHET NË PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1. prill 2024. (Foto FB Arifi) – Të hënën ka filluar ndërtimi i parkut të qytetit në Preshevë, për të cilin komuna do të paguajë 170 milionë dinarë, ka bërë të ditur kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
Ai ka publikuar edhe një video ku shfaqen makineritë në vendin e caktuar për parkun, me mesazhin “Ka filluar ndërtimi i parkut të qytetit”.
Bujanovaçke ka shkruar se për këtë project Arifi ka nënshkruar kontratë me kontraktorin B&L Planet nga Presheva në fund të dhjetorit.
Sipas vendimit të publikuar në Portalin e Prokurimit Publik, kontrata parasheh punë për rregullimin e parkut të qytetit me parkingje, afër stadiumit të qytetit në Preshevë.
Portali ynë më herët kishte shkruar se Presheva do të bëhet edhe me muze.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *