PAS NËNTË VITESH BUJANOCI PA DEPUTET TË SNS -it

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc 18. tetor 2023. – Këshilli lokal i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Bujanoc nuk do të ketë kandidat për deputet popullor, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shpallura për 17 dhjetor, ka konfirmuar për portalin tonë kryetari i kësaj partie në Bujanoc, Nenad Mitroviq. Bujanoci me siguri pas nëntë vitesh do të mbetet pa përfaqësues në Kuvendin e Serbisë nga partia më e fortë parlamentare aktualisht.

I pyetur pse është kështu, Mitroviq përgjigjet se arsyeja e vetme e vërtetë është se edhe komunat e tjera nga rrethi duhet të përfaqësohen në parlamentin republikan.

Në fakt, sipas fjalëve të Mitroviqit, sipas kuotës së SNS-së për qarkun e Pçinjës janë përcaktuar pesë kandidatë për deputetë, dhe meqë komuna e Bujanocit ka pasur deputet në katër përbërjet paraprake, tani radhën e kanë disa komuna tjera.

Që nga viti 2014, ishte Mitroviqi ai që përfaqësoi Bujanocin në Kuvend, si kandidati i vetëm i SNS-së së Bujanocit. Mandatin e fundit, nga zgjedhjet e vitit të kaluar, e ktheu këtë verë kur u zgjodh ushtrues detyre i Shërbimit të Trupit koordinues. Zyra e deputetit dhe e drejtorit të një institucioni qeveritar përbëjnë konflikt interesi.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *