TE SERBIA GJITHNJË KA NJË „POR“: KAMBERI MBI MARRËVESHJET E TIRANËS

Bujanoc 18. tetor 2023. (Foto: Western Balkans 6 Chamber Investment Forum) – Marrëveshja për “Njohjen e ndërsjellë të Kualifikimeve Profesionale”, të cilën Serbia e nënshkroi edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, sipas deputetit të Bujanocit Shaip Kamberi ,nuk do të thotë domosdoshmërisht se do ta respektojë nëse dihet se nuk zbaton marrëveshjet e nënshkruara më parë si pjesë e kësaj iniciative, sipas deputetit të Bujanocit Shaip Kamberi.

Kjo marrëveshje mbulon profesionet e kirurgëve, mamive dhe veterinerëve, ndërsa më parë është rënë dakord që të njihen kualifikimet për mjekët, stomatologët dhe arkitektët.

Kamberi kujton se në Samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën në Tiranë, marrëveshja u nënshkrua nga të gjitha vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe BE.
Siç shton ai, kjo marrëveshje duhet të mundësojë dhe lehtësojë lëvizjen e profesionistëve nga profesionet e lartpërmendura dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore në vendet nënshkruese.

“Megjithatë, kur është fjala për nënshkrimet që Serbia i vendos për çdo marrëveshje (rajonale apo ndërkombëtare), gjithmonë ka një “por” – thotë Kamberi.

Siç thekson ai, problemi është se Serbia nuk po e zbaton as fazën e parë të Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale të nënshkruar në Berlin, e cila u ratifikua nga Kuvendi i Serbisë në prill të këtij viti.

-Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, në prill të vitit 2023, Serbia ratifikoi në Kuvend “Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekë, stomatologë dhe arkitektë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”. Problemi është se ajo në asnjë rast ende nuk ka filluar zbatimin e marrëveshjes së ratifikuar. Ndaj, nënshkrimi i së njëjtës marrëveshje në Tiranë për profesionet e kirurgëve, mamive dhe veterinerëve, pa mekanizma shoqërues zbatimi, mund të pësojë të njëjtin fat si marrëveshja e ratifikuar në prill të këtij viti, – pohon Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *