fbpx

PPS (SNS) PJESË E SHUMICËS QEVERISËSE NË PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9. maj 2022. Shumica e re qeverisëse në Preshevë, e përbërë nga Alternativa për Ndryshim e Shirpim Arifit dhe Lëvizja për reforma e Sami Salihut, do të zgjedhë për nënkryetar të Kuvendit komunal Branko Trajkoviqin, kryetar i këshillit lokal të Partisë përparimtare Serbe (SNS).
Ish-kryetarja e komunës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberi, ka vlerësuar me këtë rast se Arifi dhe Salihu “po e realizojnë planin e Qeverisë së Serbisë për t’i vënë nën kontroll komunat në Luginë”.

Zgjedhja e nënkryetarit të ri do të jetë në rendin e ditës të Kuvendit komunal, mbajtja e së cilës është konvokuar për të mërkurën (11 maj).

Deri te ndryshimi i qeverisë në Preshevë erdhi një muaj më parë, kur kryetari aktual i Kuvendit, Sami Salihu, me Lëvizjen e tij për reforma, u larguan nga koalicioni me PVD-në dhe Partinë demokratike shqiptare të Ragmi Mustafës, dhe votuan për shkarkimin e kryetares së komunës Ardita Sinani.

Në të njëjtën ditë kryetar i ri u zgjodh Shqiprim Arifi.

Përparimtarët, të cilët kanë dy këshilltarë në parlamentin lokal, asokohe nuk morën pjesë në punimet e asamblesë dhe as nuk votuan.

Trajkoviq do të zëvendësojë në pozitën e zëvendëskryetarit të Kuvendit komunal Shpat Aliun, luftëtarin e ish-UÇPBM-ës, njëherit edhe kusheri i ministrit kosovar, Liburn Aliut.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published.