RRITET PREMIA PËR QUMSHTIN, APLIKIMI DERI MË 3 GUSHT

Bujanoc, 18. korrik 2023. Aplikimet për preminë e qumështit është i mundur deri më 3 gusht, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë e Serbisë. Është tremujori i dytë i këtij viti me çmim prej 19 dinarë për litër qumësht të shitur.
– Kërkojmë nga të gjitha qumështoret, grumbulluesit e qumështit si dhe prodhuesit që t’i kushtojnë vëmendje plotësimit të dokumentacionit të plotë në mënyrë që çdo pjesëmarrës në zinxhir të jetë i dukshëm – njofton Ministria.
Aolikimet për preminë e qumështit dorëzohen si më parë – përmes qumshtoreve, ndërsa ekziston mundësia edhe e aplikimit direkt nga prodhuesit primar.
– Ju lutemi të keni parasysh se premia për litër qumësht të dorëzuar është rritur dhe do të jetë 19 dinarë për këtë tremujor – thonë nga Ministria.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *