NENAD MITROVIQ: TEMPERATURAT E LARTA NUK JANË FAJTORE PËR MUNGESËN E UJIT, PËRGJEGJËSE ËSHTË KOMUNALIA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19 korrik 2023. – Përgjegjësinë për gjendjen katastrofike me ujësjellësin në komunën e Bujanocit, për të cilën dita-ditës shkruan portali ynë, e ka ekskluzivisht Kompaninë publike “Komunalia”, thotë drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq.

Mitroviqi, i cili është edhe lider i progresistëve lokal dhe këshilltar në KK Bujanoc, nuk ka dilemë se kush është përgjegjës dhe e drejton gishtin nga menaxhmenti i ndërmarrjes komunale.

– Kompania publike “Komunalia” është problem dhe se ata duhet të kenë qasje më serioze ndaj kësaj çështjeje. Kam parë në portalin tuaj që ka një havari në hyrje të qytetit, që uji ka muaj që rrjedh dhe nuk po bëhet asgjë. Menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të punojë më seriozisht dhe të zgjidhë problemet. Ata arkëtokjnë para për të gjitha shërbimet komunale për qytetarët dhe duhet të sigurojnë furnizim të rregullt me ujë – thotë Mitroviq.
Thatësira dhe temperaturat e larta, thekson ai, nuk janë justifikim për njerëzit që nuk kanë ujë.

Në fshatin Liljncë ka më shumë se 10 ditë që nuk ka ujë, prandaj kryetari i bashkësisë lokale ka paralajmëruar sërish protestë. Se Lilanca nuk është i vetmi fshat pa ujë, kuptohet nga komentet e shumta të qytetarëve të pakënaqur nga vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit.

Pa ujë janë edhe Rakoci, Karadniku, Sërpska Kuqa, Osllara dhe fshatra të tjera.
Probleme të shumta ka edhe në Bujanoc, ku në katet e larta nuk ka ujë, ndërsa në disa pjesë të qytetit ka presion jashtëzakonisht të ulët.

“Ju lutemi njoftoni se në Sërpska Kuqë, Karadnik nuk ka ujë për të tretën ditë. A duhet që ne për hir të paqes në vendin tonë të jemi viktima të pushtetit në Bujanoc, ndërsa ne rregullisht i shlyejmë obligimet ndaj Komunalisë, ndërsa disa njerëzve iu janë shlyer me miliona borxhe”, thotë për Bujanovaçke një banor lokal.

Për gjendjen e furnizimit me uj, pushteti komunal ka bërë një njoftim mbrëmjen e së hënës, duke u bërë apel qytetarëve për konsum racional, me akuzën se ka shumë abuzues me ujin e pijshëm.
Komuna njoftoi se inspektorët komunal do të kontrollojnë mënyrën e shpenzimit të ujit dhe do të ndëshkojë qytetarët e papërgjegjshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *