NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË BUJANOC, ME PËRSHTYPJE SHUMË TË MIRA NGA KAMPI VEROR NË PRIZREN

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 1. gusht 2023. Nxënësit e shkollave të mesme në Bujanoc, “Sezai Suroi” dhe “Sveti Sava”, morën pjesë në kampin veror të të rinjve SMART në Prizren, i cili zgjati shtatë ditë, në kuadër të projektit ” Giving and receiving – young active citizens for peace and prosperity “.

Të gjashtë nxënësit, së bashku me profesoret e tyre, Jelena Rangjeloviq dhe Aleksandra Bojkoviq, përfaqësonin Bujanocin në kampin veror, si dhe organizatën lokale BEYOND.

– Kampi zgjati nga 25 deri më 31 korrik dhe morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova, por në kamp kishim edhe fëmijë nga Amerika – thotë për Bujanovaçke Jelena Rangjeloviq, mësuese e serbishtes në shkollën e mesme “Sezai Suroi”.

Nikoqir i kampit, siç thotë ajo, është organizata partnere e projektit TOKA.

– Në kamp fëmijët patën mundësinë të njihen me metodologjinë e të mësuarit shërbyes, të zhvillojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre për përgatitjen e projekteve në nivel lokal dhe rajonal. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkrim-leximit mediatik, lajmeve të rreme dhe mbrojtjes së të dhënave në internet – thotë Rangjeloviq.

Gjithashtu, sipas saj, nxënësit morën pjesë në lojëra të ndryshme bashkëpunuese dhe konkurruese, aktivitete sportive dhe e shfrytëzonin kohën për t’u shoqëruar dhe për t’u njohur me njëri-tjetrin.

– Udhëheqëse e ekipit për Serbinë ishte Tamara Tomašević nga Beogradi, e cila ka përvojë shumëvjeçare në punën me të rinjtë dhe që punon për të zvogëluar distancën sociale dhe për të rritur kohezionin social – shton Rngjeloviq.

Siç thotë ajo, fëmijët patën mundësinë të takojnë të rinj nga gjashtë vende të ndryshme, në mënyrë që të mësojnë diçka të re, të shohin se kanë probleme, gëzime dhe interesa të ngjashme.

– Gjithashtu, fëmijët patën mundësinë të vizitojnë Prizrenin, të vizitojnë pamjet e këtij qyteti, kalanë, objektet fetare…

Projekti zbatohet nga Shoqata Ndërkombëtare e “Shkollave të Hapura Interaktive” (MIOS) Tuzla në bashkëpunim me organizatat partnere, Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA), Kosovë dhe Forumi i Rinisë dhe Arsimit Joformal (Forum MNE), Mali i Zi.

Projekti ” cili zgjati shtatë ditë, në kuadër të projektit ” Giving ” mbështetet në kuadër të grantit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Shoqërinë e Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *