ZYRTARE: RROGA MESATARE NË BUJANOC 60.340 DINARË

Bujanoc, 26. gusht 2023. Në komunën e Bujanocit, paga mesatare neto në qershor të këtij viti ishte 60.340 dinarë, sipas të dhënave zyrtare të Entit republikan të statistikave (ERS). Krahasuar me muajin maj, paga mesatare është 1150 dinarë më e ulët.

Pagat në Bujanoc janë sërish për 25.000 dinarë më pak se mesatarja zyrtare në vend, që është 85.539 dinarë për muajin qershor.

Banorët e komunës së Preshevës, si në muajin e kaluar, kanë pagat më të ulëta në të gjithë vendin – 57.074 dinarë.

Nga banorët e rrethit të Pçinjës me mesatare prej 64.758 dinarë, vetëm banorët e Jabllanicës kanë rrogë më të ulët – 64.628 dinarë.

Banorët e Vranjës kanë pagat më të larta në rrethin e Pçinjës, mesatarja e të cilit në qershor ishte 66,848 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *