NË BUJANOC 3.600 PERSONA, TË MOSHËS MBI 30 VJEÇ, TË PAMARTUAR(A)

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. gusht 2023. (Foto ilustrim) – Në komunën e Bujanocit janë të pamartuar 2300 meshkuj të moshës mbi 30 vjeçare, ndërsa numri i femrave që kanë hyrë në dekadën e katërt dhe nuk janë martuar asnjëherë është 1359, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti republikan i statistikave (ERS).
Numri i përgjithshëm i meshkujve mbi 30 vjeç është 12.555, nga të cilët shumica prej tyre – 3815, i përkasin kategorisë mbi 60 vjeç.
Situata është e ngjashme me gratë – gjithsej 12.679, nga të cilat 4.041 janë mbi 60 vjeç.
Janë 238 burra të divorcuar dhe pak më pak se 300 gra të divorcuara.
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar, në mesin e grave të divorcuara janë edhe dy gra nga mosha 15 deri në 19 vjeç, si dhe shtatë gra nga mosha 20 deri në 24 vjeç. Nuk ka burra të divorcuar nën moshën 20 vjeç. Tre prej tyre u divorcuan nga mosha 20 deri në 24 vjeç.
Të dhënat e ERS përfshijnë gra dhe burra të moshës 15 vjeç – 17.140 burra dhe 17.083 gra.
Të martuar(a) janë gjithsej 9.979 burra dhe 10.377 gra.
Në mesin e grave janë 44 të martuara nga 15 deri në 19 vjeç. Numri i burrave të martuarve të së njëjtës moshë është më i ulët, gjithësejtë 27.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *