POLICIA: ARRESTIM PËR SHKAK TË CIGAREVE DHE DUHANIT

Bujanoc, 30. gusht 2023. Policia arrestoi N.S. (1969) nga Vranja, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale tregti e paligjshme me mallra të akcizës, gjegjësisht me duhan dhe cigare, ndërsa kundër Preshevarit (69) është parashtruar kallëzim penal për naftë.
Sipas policisë, zyrtarët e stacionit policor kufitar Prohor Pçinjski afër Vranjës, në veturën Shkoda, të cilën e drejtonte i dyshuari N.S., janë gjetur 223 kilogram duhan, pa dokumentacionin përcjellës, në vlerë prej 535.000 dinarë.
Duhani është konfiskuar dhe do t’i kalojë Inspeksionit republikan të tregut.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë.
Në të njëjtën kohë, pjesëtarët e MPB-së në Preshevë do të paraqesin kallëzim penal kundër një mashkulli (69), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme me mallra të akcizës.
Policia me bastisjen e lokaleve ndihmëse në një fshat afër Preshevës, në kuadër të ekonomisë familjare në pronësi të të dyshuarit, ka gjetur 1220 litra naftë të destinuara, siç dyshohet, për shitje të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Karburnati është konfiskuar dhe i është dorëzuar Inspeksionit republikan të tregut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *