BOKSIERI SHEFAT ISUFI SJELL NË BUJANOC BREZIN E KAMPIONIT

Bujanoc, 19. shtator 2023. – Kampioni i Evropës kontinentale në kategorinë e gjysëm të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci, sot është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Isufi është me origjinë nga Tërnoci, ndërsa në boksin profesionist performon nën flamurin e Gjermanisë.
“Me kampionin e Evropës kontinentale VBA, Shefat Isufi, i cili na solli titullin kampion në Bujanoc dhe i bëri krenarë me Luginën dhe me shqiptarët”, ka thënë Arifi.
Ai shtoi se në të ardhmen është në pritje të shumë titujve të tjerë kampionë për Shefatin.
Isufi ka vizituar edhe kryetarin e komunës vitin e kaluar pas fitimit të titullit kampion bote në versionin WBF.
Ai fitoi titullin “WBA Continental Europe” në peshën gjysmë të rëndë më 10 shtator të këtij viti kur mposhti në Mynih boksierin armen Armenak Hovanisyan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *