ESKOBAR: KOSOVA TA NDRYSHOJË QASJEN NDAJ DIALOGUT

Bujanoc, 21. shtator 2023. – I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, vlerësoi se qeveria e Kosovës duhet të ndryshojë qasjen e saj në dialogut me Beogradin, sepse tani, siç tha ai, po vepron sipas parimit “merre ose lëre”.
– E kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata e kanë të qartë se cilat janë përgjegjësitë e tyre. Dhe mendoj se deklarata e Borelit ishte shumë e qartë. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të jetë konstruktive dhe e durueshme. Ne vazhdojmë t’i kërkojmë asaj që të mos bëjë asgjë që kontribuon në destabilizimin e Kosovës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për dialog. Nuk ka alternativë për rajonin – përveç integrimit evropian – tha Escobar, transmeton Zëri i Amerikës.
Ai shtoi se nuk i pranon kritikat për angazhimin e ndërmjetësuesit në bisedima, të diplomatit Miroslav Lajçak.
– Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Pas dështimit të bisedimeve, 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Lajçakun. Pra, kjo është diçka me të cilën ai (Kurti, red.) do të duhet të merret. Lajçaku dhe dialogu nuk do të zhduken. Një vend me një milion e gjysmë banorë nuk do ta bindë komunitetin transatlantik me 700.000.000 njerëz të ndryshojë taktikat e tij – tha Eskobar.
Ai theksoi se nevojitet një qasje më pragmatike e Prishtinës.
-Gjatë javës së kaluar më shqetësoi informacioni se Lajçaku ishte cak i sulmeve në rrjetet sociale të Kosovës. I kam kërkuar presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti që t’i dënojnë. Nuk po them se ata vijnë nga radhët e Qeverisë së Kosovës, por duhet theksuar qartë se sulmet personale ndaj të dërguarit special janë të papranueshme – saktësoi Eskobar.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *