NEXHMEDIN SAQIPI NGA TËRNOCI LIDER I KOMUNITETIT ISLAM NË SERBI

Bujanoc 14. tetor 2023. – Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë (IZS) është zgjedhur Nejmedin Saqipi nga Tërnovci i Madh i Bujanocit.
Kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed Jusufspahiq të premten ka konfirmuar zgjedhjen e Sacipit në krye të IZS-së.
Në një deklaratë për gazetarët para xhamisë Bajrakli, ku u mbajt hutbe dhe lutje me rastin e ngjarjeve në Rripin e Gazës, Jusufspahiq tha se Saqipi u zgjodh javën e kaluar dhe se ai hyri në mandatin e tij pesëvjeçar me një predikim , të cilën e mbajti sot.
Saqipi ka lindur në vitin 1965 në Tërnoc. Shkollën e mesme e kreu në Siri. Ai studioi teologji dhe gazetari në Sarajevë dhe Damask. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka qenë anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Nga viti 1994 është i punësuar në bordin e Bashkësisë Islame të Bujanocit si kryeimam dhe imam i Xhamisë së Re në Tërnoc. Ai u zgjodh kryetar i Bashkësisë Islame të Bujanocit në vitin 1996. Është iniciator dhe një nga themeluesit e Bashkësisë Islame të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Gjatë konfliktit në Kosovë, ai dha një kontribut të madh në zgjidhjen paqësore të problemeve në jug të Serbisë dhe ishte një lloj ndërmjetësues në mes të qytetarëve shqiptar dhe Ushtrisë së Republikës së Serbisë. Në korrik 2016, në seancën zgjedhore të Kuvendit Suprem të BIS-së, ai u emërua zëvendës reisu-l-ulema i saj. Ai jeton në Tërnoc dhe është baba i pesë fëmijëve”, thuhet ndër të tjera në biografinë e reisit të ri në faqen e Rijaset të BIS.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *