PAS INCIDENTIT, MITROVIQ VIZITON FAMILJEN MUHARREMI NË MEDVEGJË

Bujanoc 14. tetor 2023. – Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, ka vizituar të premten familjen Muharemi në Medvegjë, e cila së fundmi ka përjetuar shqetësime mbi baza kombëtare.
Sipas TK, fëmijët kanë goditur me gur shtëpinë ku jeton kjo familje.
Gjatë bisedës Mitroviq i tha familjes Muharremi se nuk ka arsye për shqetësim, se Republika e Serbisë i mbron të gjithë qytetarët e saj pa dallim kombësie dhe feje.
– Ne nuk do të lejojmë asnjë konflikt dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar incidente të tilla, qoftë edhe më të voglat. Vetëm marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve garantojnë prosperitet dhe përparim në të gjitha nivelet. Jetojmë me njëri-tjetrin dhe jo pranë njëri-tjetrit – ka thënë Mitroviq, përcjell TK.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *