„RRUGA E MBRETIT“ E PASIGURTË PËR TRAFIK DHE KËMBËSORË

Bujanoc , 19. tetor 2023. (Foto dhe video: lexuesi) – Trotuari në rrugën e vjetër Bujanoc – Levosojë, në rrugën e njohur „Rruga e mbretit“, është i pakalueshëm për shkak të barit dhe shkurreve të shumta, andaj është në rrezik siguria e qytetarëve që lëvizin në këtë rrugë, veçanërisht e fëmijëve.

Kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq na ka sqaruar se mirëmbajtja e “rrugës shtetërore të rendit të dytë numër 132”, siç quhet zyrtarisht kjo rrugë, është përgjegjësi e shtetit, përkatësisht e NP Putevi Srbije, nga ku na kanë premtuar përgjigje konkrete në ditët në vijim.

Portalin tonë përmes aplikacionit “Lajmëro Bujanovaçke” e ka kontaktuar një lexues i cili thotë se trotuari në Rrugën e mbretit është tërësisht i mbuluar me shkurre dhe se lëvizja e këmbësorëve është e pamundur , duke theksuar se këtu nuk funksionon as ndriçimi rrugor. Për shkak të kësaj, shton ai, është në rrezik siguria e të gjithëve, veçanërisht e fëmijëve.

Ai na ka dërguar edhe një foto që tregon qartë gjendjen e trotuarit dhe se është e pamundur të ecësh në të.
Ditëve në vijim lexuesit do t’i informojmë edhe për përgjigjen e NP „Putevi Srbije“.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *