KUVENDI VENDOSË NËSE DO TË HIQET DESANKA MAKSIMOVIQ NGA EMËRTIMI I SHKOLLËS NË BILAÇ

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. nëntor 2023. – Në Kuvendin e Komunës së Bujanocit është deponuar propozimi për heqjen e poetes serbe Desanka Maksimoviq nga emri i shkollës fillore në Bilaç dhe zëvendësimin e saj me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, ndërsa për këtë këshilltarët do të vendosin në seancën e së mërkurës (15 nëntor.
Sipas pikës së parë të rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, do të diskutohet për vendimin e këshillit të shkollës, i cili tashmë është deklaruar pro ndryshimit të emrit të shkollës, por për këtë nevoitet edhe miratimi i Kuvendi të Bujanocit.
Siç ka shkruar tashmë Bujanovaçke, heqja e poetes serbe Desanka Maksimoviq nga shkolla në Bilaç është iniciuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu. Sipas tij, siç ka deklaruar më herët, është “fyerje e madhe” për shqiptarët që shkolla në Bilaç mban emrin e një poeteje serb sepse, siç tha ai, është fshati i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në komunën e Bujanocit.
Më pas, më 15 shtator, Këshilli i shkollës dha një deklaratë pozitive për ndryshimin e emrit të shkollës.
Ky propozim në kuvendin lokal vjen në kohën kur shumica shqiptare në pushtet, e cila përbëhet nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit dhe Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, po përballet me krizën më të madhe që nga ardhja në pushtet, tre vjet më parë, për të cilën ka raportuar Bujanovaçke.
Megjithatë, pritet që ndryshimi i emrit të shkollës të mbështetet nga të gjithë këshilltarët shqiptarë, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita, ndaj është thuajse e sigurt që asambleja do të japë pëlqimin.
Megjithatë, vendimi i Këshillit të shkollës dhe pëlqimi i Kuvendit nuk mjaftojnë për ndryshimin e emrit, meqë propozimi i dërgohet Ministrisë së Arsimit, e cila merr vendimin përfundimtar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *