ARRESTOHET I DYSHUARI PËR SPIUNIM NË FAVOR TË BULLGARISË

Bujanoc, Bosilegrad, 4. dhjetor 2023. (Foto ilustrim) – Në Bosilegrad arrestohet L.G (61), po nga Bosilegradi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit në favor të Bullgarisë, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.
Ai u arrestua pas punës së vazhdueshme të BIA-s, VBA-së, UP-së Vranjë dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe akuzohet se u ka komunikuar informacione sekrete ushtarake anëtarëve të një organizate të huaj në Bullgari, që mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për sigurinë , interesat mbrojtëse dhe ushtarake të vendit.
Sipas njoftimeve, personi i arrestuar është dërguar për marrje në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *