POLICIA: ARRESTOHEN PËR VJEDHJE DY PERSONA NGA BUJANOCI

Bujanoc, 5. dhjetor 2023. Policia e Bujanocit ka ndriçuar dy vjedhje të rënda dhe ka arrestuar S.R.(1999) dhe E.I.(2004) nga Bujanoci, nën dyshimin për bashkëkryerje të këtyre veprave, njoftoi sot MPB.

Dyshohet se gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti, kanë hyrë në dy shtëpi familjare në zonën e Bujanocit, nga të cilat në disa raste kanë vjedhur elektropasije shtëpiake, mobileri, qilima dhe perde dhe më pas i kanë shitur.

Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre.
S.R. dhe E.I., janë ndaluar në mbajtje deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do t’i dërgohen prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *