EDHE PËRKUNDËR PARALAJMËRIMEVE, VUÇIQ NUK VIZITON KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc, 26. janar 2024. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot nuk do të vizitojë komunën e Bujanocit, përkatësisht fshatin LLuçan dhe Bozhinjevc, kështu thonë për Bujanovaçke burime jozyrtare nga komiteti lokal i SNS-së në Bujanoc.

Në agjendën e presidentit për ditën e sotme, të publikuar në faqen e Presidencës, është vetëm një vizitë në Qendrën shëndetësore Vranjë në orën 11:00.

Vizitën në Bujanoc e ka paralajmëruar dje kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq.

Vizita thuhet se është anuluar për shkak të mungesës së kohës, gjegjësisht udhëtimit të planifikuar për në Shkup.
Në pyetjen nëse presidenti do të vijë sot në Lluçan dhe Bozhinjevc, portali ynë ia ka dërguar shërbimit mediatik në Presidencë, por nuk kemi marrë përgjigje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *