MIROSLLAV GJORGJEVIQ NGA LLOPARDINCA FITUES I ÇMIMIT QË NDANË QYTETI I VRANJËS

Bujanoc, 31. janar 2024. Mirosllav Gjorgjeviq nga fshati Llopardincë afër Bujanocit ka marrë një çmim të veçantë sportiv nga qyteti i Vranjës për vitin 2023.

Në kuadër të shënimit të festës së qytetit, të hënën në teatrin “Bora Stankoviq” në Vranjë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e sportit të Vranjës në vitin 2023.

Mirënjohja e veçantë sportive për vitin 2023 i takoi volejbollistit Miroslav Gjorgjeviq nga KS “Bubamara”.

-Kjo është një tjetër mirënjohje e madhe për mua dhe punën time. Faleminderit qytetit dhe të gjithëve që njohën rezultatet e mia. I detyrohem shumë klubit tim KS Bubamara nga Vranja dhe Olimpiadës Speciale të Serbisë, si dhe bashkëlojtarëve të mi që ndajnë momente të mira dhe të vështira me mua – tha Gjorgjeviq.

Çmimi që ka marrë është, siç thotë ai, një motiv për të qenë edhe më i mirë dhe për ta justifikuar këtë në sfidat e radhës.

Kujtojmë se Mirosllavi ka lindur me 80% humbje të dëgjimit, gjë që nuk e ka penguar që nga fëmijëria të “jetojë për sport”, për të cilën më parë ka shkruar Bujanovačke. Pas vetes ka mbi 70 medalje dhe 5 kupa, ndërsa deri më tani ka marrë pjesë në pesë Olimpiada.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *