fbpx

EDHE NJË ZYRTAR NGA KOSOVA VIZITON BUJANOCIN

Bujanoc, 11 gusht 2020 – Pas Ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, vizita e të cilës shkaktoi vëmendje të madhe të publikut, në Bujanoc pritet të vij edhe një zyrtar tjetër nga Kosova.

Bujanoci të mërkurën pret për vizitë Qëndron Kastratin, kryetar i komunës fqinje të Kamenicës.

Siç është paralajmëruar, ai do të takohet me kolegun e tij nga Bujanoci, Nagip Arifin, kryetarin e KKSH-ës, Ragmi Mustafën si dhe me tre deputetët popullor nga lista shqiptare.

Kastrati njihet gjithashtu në Kosovë si djali i Isa Kastrati, komandanti i UÇK-ës nga Kamenica, i cili ka rënë gjatë luftës në Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.