BIE NUMRI I TË INFEKTUARËVE NË BUJANOC

Bujanovaçke, 25.gusht 2021.

Bujanoc, 25. gusht 2021. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar edhe 10 raste të reja të prekur nga virusi Covid – 19, sipas të dhënave nga Enti i shëndetit publik në Vranjë.

Numri i djeshëm prej 25 të infektuar ishte kërcënues që Bujanoci të konsiderohej si vatër e re e infeksionit.

Sipas të dhënave të ESHP, numri më i madh i pacientëve është në Vranje 35, Preshevë 32, Bujanoc 10, Vladiçin Han 9 dhe Surdulicë 5.

Në territorin e Qarkut të Pçinjës, janë testuar 345 mostra, prej të 91 ishin pozitiv në virusin Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *