KORONA: BUJANOCI 22 RASTE POZITIVE, PËR TRI DITË 57 RASTE

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 26 gusht 2021 – Pas ditës së djeshme në Bujanoc, sërish pati një rritje të numrit të të prekurve me Covid – 19 – 22 raste pozitive në virusin korona në 24 orët e fundit.

Në vetëm tre ditë, numri i rasteve te banorët e Bujanocit u rrit në 57, gjë që e vendos Bujanocin përsëri si vatër e përhapjes së infeksionit.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit public në Vranjë, numri më i madh i pacientëve është në Vranje 48, i ndjekur nga Bujanoci me 22, Presheva me 20, Surdulica me 4, Ttrgovishta me 2 dhe Vladiçin Hani me një të infektuar, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Vranje.

Në territorin e Qarkut të Pçinjës, nga 378 mostra të testuara, 97 ishin pozitivë në Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *