NGA FILLIMI I KËSAJ JAVE NË BUJANOC JANË 60 RASTE POZITIVE

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 24. shtator 2021 – Sipas të dhënave nga Enti i Shëndetit Publik, jan; 18 raste të tjera të reja të Covid-19 të regjistruara dje në Bujanoc.

Në shtator, 250 banorë të Bujanocit u infektuan me Covid – 19, ndërsa vetëm që nga fillimi i kësaj jave, ka pasur 59 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, në Qarkun e Pçinjës u testuan 502 persona për Covid-19 ndërsa 182 persona ishin pozitivë.

Nga ky numër, 107 janë nga Vranja, 22 nga Vladiçin Hani, 21 nga Surdulica, 18 nga Bujanoci dhe 11 nga Trgovishta.

Në Preshevë është raportuar vetëm një rast i ri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *