fbpx

SHKURTOHET ORARI I PUNËS I AMBULANCËS KOVID NË BUJANOC

Bujanoc, 24. shkurt 2022. Ambulanca Kovid në Bujanoc gjatë javës do të punojë në dy ndërrime nga ora 7 deri në ora 20, sikur dhe Shtëpia e shëndetit, ndërsa në fundjavë nga ora 08:00 deri në 18:00, tha për Bujanovake dr.Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë e këtij enti shëndetësor.

Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike, Ministria e shëndetësisë të mërkurën ka dhënë rekomandim për shkurtimin e orarit të punës në Ambulancat Kovid në nivel të gjithë Serbisë.

Sipas drejtoreshës Pavlloviq, Ambulanca për Kovid në Buajnoc vazhdon të jetë në të njëjtin mënyrë të funksionimit sikur edhe Shtëpia e shëndetit, sepse rekomandimi për shkurtimin e orarit të punës deri në 17:00 ka kuptim në qytetet ku Ambulancat Kovid janë të ndara në ambiente të veçanta.

– Krahasuar me vetëm një muaj më parë, pasqyra epidemiologjik është shumë më e mirë. Kemi infeksione të konfirmuara me Covid – 19, por numri i ekzaminimeve është dukshëm më i vogël dhe më së shumti kryhen në turnin e parë kur vendoset diagnoza – shton doktoresha Pavlloviq.

Sot në Bujanoc janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published.