fbpx

AMBASADORI I SHQIPËRISË MBËSHTETJE PËR DJALIN E LLESHIT SI KANDIDAT PËR KRYETAR TË KKSH

Bujanoc, 6 tetor 2022. Kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Levent Qazimi thotë se ka marrë mbështetjen e plotë të ambasadorit shqiptar në Beograd Ilir Boçka “për proceset në Luginën e Preshevës”. Për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, regjistrimi i popullsisë në Serbi është aktual dhe më pas presin zgjedhjet për anëtarët e KKSH.

Në takimin me Boçkën në Ambasadën e Shqipërisë, ishte i pranishëm edhe lideri i Alternativës dhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kandidati i kësaj partie për kryetar të KKSH-së në zgjedhjet e 13 nëntorit, Levent Qazimi, është këshilltar në Kuvendin e Bujanocit, përndryshe djali i Ridvan Qazimit, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). .

Kandidatë për kryetar të KKSH-së janë edhe Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik, Agim Haliti nga Partia Demokratike dhe Nevzad Lutfiu nga Lëvizja për Progres Demokratik.

Arifi thotë se kanë marrë mbështetje nga Ambasada e Shqipërisë për proceset që do të vijnë në periudhën e ardhshme.

-Ambasadori Boçka përshëndeti fushatën gjithëpërfshirëse që filluam më 1 tetor për procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai mbështeti dhe inkurajoi pjesëmarrjen masive, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si e vetmja mundësi për të luftuar kundër masave diskriminuese – tha Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.