NDIHMË PËR FËMIJËT DERI MË 16 VJEÇ: JA SE SI DHE KUR FILLON APLIKIMI

Bujanoc, 16. qershor 2023. Çdo fëmijë i cili është shtetas i Serbisë dhe i lindur nga 21 nëntor 2006 e këndej, do të marrë 10.000 dinarë nga shteti. Aplikimi për këtë lloj ndihme do të jetë i mundur nga data 20 gusht deri më 20 shtator, në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit.

Qeveria e Serbisë ka miratuar projektligjin për regjistrin e përkohshëm të nënave dhe personave të tjerë të cilëve u paguhet ndihma financiare, i cili parasheh pagesën prej 10 mijë denarë për çdo fëmijë, njoftoi të enjten Ministria e Financave.

Propozimi ligjor përfshin fëmijët që tani janë 16 vjeç, dhe të cilët vitin e kaluar nuk i plotësonin kushtet për ndihmë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç, sepse ishin nën 16 vjeç.

“Dëshira jonë ka qenë që edhe fëmijët, të cilët vitin e kaluar, kur kemi dhënë ndihmë shtetërore për të rinjtë, kanë pasë 15 vjet, ndaj nuk i kanë plotësuar kushtet për këtë, tani i kanë mbushin 16 vjeç”, tha ministri i Financave Sinisha Mali.

Projektligji përcakton se të drejtën e pagesës së ndihmës financiare në shumë prej 10.000 dinarëve e ka nëna e fëmijës, e me përjashtime edhe babai, kujdestari apo ushqyesi.

Aplikimi për këtë lloj ndihme do të jetë i mundur nga data 20 gusht deri më 20 shtator, në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit.

Pagesa e ndihmës financiare do të nisë më 25 shtator.

Kujdestarit të fëmijës për të cilin paguhet ndihma financiare dhe përfituesve të ndihmës sociale financiare do t’u paguhen 10.000 dinarë për secilin fëmijë pa aplikuar fare.

Ashtu si në rastin e aplikimeve të mëhershme të qytetarëve për ndihmë shtetërore, aplikimi në portalin e Administratës së Thesarit do të jetë shumë i thjeshtë dhe do të zgjasë vetëm disa minuta, deklaroi Ministria e Financave.

Ashtu siç është planifikuar, aplikanti, pra nëna, do të vendosë numrin e kartës së identitetit, numrin e saj personal të identifikimit, numrin personal të identifikimit për çdo fëmijë dhe emrin e bankës ku kërkon t’i paguhen paratë.
Gjithashtu, babai i vetëm, krahas këtyre të dhënave, duhet të paraqesë një kopje të dixhitalizuar të vendimit ligjërisht të detyrueshëm të gjykatës, mbi bazën e të cilit të shihet se ushtron të drejtat e tij prindërore.

Nëse aplikanti është kujdestari i fëmijës, ai duhet të paraqesë gjithashtu një kopje të dixhitalizuar të vendimit ligjërisht të detyrueshëm të organit të kujdestarisë që vendos nën kujdestari fëmijën për të cilin paguhet ndihma financiare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *