THIRRJE PUBLIKE PËR TRAJNIMIN E ROMËVE

Bujanoc, 20. qershor 2023. (Foto ilustrim) – Fondacioni për arsimin e romëve (FAR) shpall thirrje publike për ndjekjen e trajnimeve profesionale dhe kurseve të gjuhës angleze dhe gjermane, të destinuara për pjesëtarët e pakicës kombëtare rome. Afati i fundit për aplikim është data 29 qershor për programin e parë dhe 30 qershori për programin e dytë.
Programi i trajnimit profesional zbatohet si pjesë e projektit “Promovimi i punësueshmërisë së grave dhe burrave të rinj romë – faza II” me mbështetjen e programit gjerman të bashkëpunimit financiar të zbatuar nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW në emër të Qeverisë së Republikës së Gjermani – Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Deri më tani, FAR ka mbështetur një numër të konsiderueshëm të grave dhe burrave romë për pozicionim më të mirë në tregun e punës me ndihmën e ndjekjes së praktikave profesionale, trajnimeve profesionale, rikualifikimit, kualifikimit shtesë, mësimit të gjuhëve të huaja, si dhe përmes këshillimit profesional dhe karrierës.
Në konkursin për formimin profesional dhe kurset e gjuhës gjermane dhe angleze mund të aplikojnë të rejat dhe të rinjtë romë me banim në territorin e Republikës së Serbisë që kanë përfunduar së paku tre vjet shkollën e mesme, pastaj personat deri në moshën 35 vjeçare në ditën e aplikimit për pjesëmarrje në Program, persona të hapur për trajnime të mëtejshme dhe përvetësim të njohurive dhe aftësive të reja, si dhe persona të gatshëm për të vendosur dhe mbajtur marrëdhënie efektive me njerëz me identitete të ndryshme kombëtare dhe kulturore.
Të gjitha informacionet shtesë, si dhe formularin e aplikimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *