LEVOSOJASIT NË AKSION: PO E BËJMË FSHATIN GATI PËR FESTË (VIDEO)

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 24. korrik 2023. Levosojasit të dielën kanë marrë iniciativën për të pastruar një pjesë të madhe të fshatit të tyre dhe aksionin planifikojnë të vazhdojnë edhe për fundjavën në vijim. Aksionet punuese po organizohen në mënyrë që fshati të jetë gati për festën e ardhshme të Shën Ilisë (2 gusht).

-Në aksionin e parë ishim mbi tridhjetë. Më meritorët janë vetë banorët e këtushëm, por ky është vetëm fillimi. Ne kemi pastruar hapësirat publike, rrugët, zonën përreth shkollës dhe plani ynë është që aksionin e pastrimit ta kryejmë deri në kishë – thotë për Bujanovaçke Jovan Millanoviq, kryetar i Bashkësisë lokale të Levosojës.

Ata duan, siç thotë ai, që fshati të rregullohet tërësisht deri në shënimin e Shën Ilisë.
– Fundjavën e ardhshme do ta pastrojmë rrugën drejt Samolicës, e më vonë fraksionin deri te kisha, për të vazhduar me pastrimin e zonës përreth tempullit, odës dhe varrezave – shton Millanoviq.
Në ditën e festës, sipas tij, fshatarët do ta shënojnë këtë ditë në ambientet e hapura të këtij fshati, përkatësisht në natyrë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *