BASTISJE NË TËRNOC, POLICIA GJENË CIGARE PA PULLA TË AKCIZËS

Bujanoc, 25. gusht 2023. (Foto nga arkivi) – Pjesëtarët e Ministrisë së punëve të brendshme në Vranjë do të paraqesin kallëzim penal kundër një personi (49) nga Tërnoci për dyshimin se ka kryer veprën penale të magazinimit të paligjshëm të mallit.
Policia ka kontrolluar një garazh në fshatin Tërnoc, afër Bujanocit, në pronësi të një 49-vjeçari dhe ka gjetur 517 pako cigare pa pulla akcize, në vlerë prej rreth 155.000 dinarë, njofton Policia e Vranjës.
Po ashtu, policia në Vranjë gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një 68-vjeçar, ka gjetur 40 litra vaj dhe 37 kilogramë duhan, pa pulla akcize dhe dëshmi të origjinës, vlera e të cilave shkon rreth 88.800. dinarë dhe i cili, siç dyshohet, ishte i destinuar për shitje të mëtejshme.
Ndaj tij policia do të bëjë kallëzim penal për qarkullim të paligjshëm të mallrave të akcizës.
Malli i akcizës u sekuestrua dhe iu dorëzua Inspekcionit republikan të tregut dhe Policisë tatimore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *