Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. shtator 2023. Banesat e reja në Bujanoc janë ende më të lirat në tërë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Entit republikan të statistikave. Në gjysmën e parë të këtij viti çmimi mesatar i një metri katror në Bujanoc ishte 52.481 dinarë ose rreth 450 euro. Ky është praktikisht një tregues i situatës ekonomike, sociale dhe politike në qytetin tonë.
Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimi është pothuajse i pandryshuar.
Çmimi mesatar i banesave të reja në Serbi në gjashtë muajt e parë të këtij viti ishte 214,017 dinarë (1,830 euro) për metër katror.
Ky çmim është më i ulët për 1.8 për qind krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022.
Banesat janë më të shtrenjtat në komunën e Beogradit Savski venac – 489,634 dinarë (4,185 euro).
Përveç komunave të Beogradit, çmimet më të larta ishin në Novi Sad, Çajetinë, komuna e Nishit – Medijana, Vrnjaçka Banjë dhe Sokobanjë.
Në Vranjë, çmimi mesatar për metër katror ishte 87.582 dinarë (750 euro), ndërsa në Leskoc 107.422 (920 euro).
Previous PostARIFI IU THOTË DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË: POZITA E SHQIPTARËVE GJITHNJË E MË E RËNDË
Next PostÇMIM REKORD I NAFTËS NË SERBI
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.