VUÇIÇI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR FAMILJEN E POLICIT KOSOVAR TË VRARË

Bujanoc, Beograd, 25 shtator 2023. (Foto screenshot)- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se i vetmi fajtor për ngjarjet në Banjskë në veri të KIM-it të dielën është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “dëshira e të cilit është” të tërheqë Serbinë në luftë me NATO-n.

Vuçiçi u drejtua qytetarëve të dielën në mbrëmje kur konfirmoi se personat e armatosur që hyrën në manastirin e Banjskës ishin serbë lokalë nga veriu i Kosovës.

Në përplasje ka vdekur një polic i Kosovës. Presidenti Vuçiç ka thënë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të justifikojë vrasjen e policit kosovar dhe ka shtuar se kjo është për të dënuar.

“Kjo është diçka që askujt nuk i ka qenë e nevojshme, më së paku popullit serb, në një kohë kur të gjithë kanë kuptuar se Kurti është organizatori kryesor i kaosit në KIM. Dhe për këtë nuk ka kompromis”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se, sipas informacioneve që ka mbledhur Beogradi, kanë vdekur tre serbë, dhe ka frikë se ka vdekur edhe një person tjetër. Presidenti Vuçiç ka thënë se për dy prej të vdekurve dihet se janë nga Mitrovica e Kosovës.

“Për të gjitha këto është fajtor Kurti, Kurti dhe ata që e lënë të bëjë këtë”, ka thënë presidenti.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjet e të ndjerëve në përplasje, përfshirë edhe policin kosovar, dhe ka shtuar se vendimi përfundimtar mbi hapat e Serbisë do të merret në ditët e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *