MINISTRJA: SHPRESOJMË QË NAFTA TË MOS SHTRENJTOHET NË TË ARDHMEN

Bujanoc 24. tetor 2023. – Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha se pret që çmimi i naftës të mbetet stabil edhe në periudhën e ardhshme, duke kujtuar se çmimi për litër para tri javësh ishte 214 dinarë. Ajo shtoi se çmimi i benzinës në pompa është duke u ulur vazhdimisht, nga 6 deri më 20 tetor, nga 188 dinarë ka rënë në 182 dinarë.
Gjatë debatit parlamentar për amendamentet e dorëzuara në propozim-buxhetin për vitin 2024, ajo deklaroi se çmimet e derivateve janë të qëndrueshme pavarësisht rritjes së sigurt të naftës në tregun botëror. Ajo theksoi se Qeveria do të përpiqet ta mbajë këtë trend.
“Ne jemi ende dëshmitarë të rritjes së çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, si në Evropë ashtu edhe në botë, pavarësisht nga kjo, kur bëhet fjalë për naftën dhe benzinën, ne po e ruajmë stabilitetin e çmimeve. Kjo është ajo që shteti po përpiqet ta bëhë, krahas dialogut me Industrinë serbe të naftës dhe kompanitë përkatëse”, tha Gjedoviq Handanoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *